Kadilli: Pasi kërkoi falje, Basha duhet të largohej nga drejtimi i partisë

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 09:19 | Politikë
Kadilli: Pasi kërkoi falje, Basha duhet të largohej nga drejtimi i

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, deklaroi në “Dita jonë”, në A2 CNN, se kreu i PD-së, Lulzim Basha duhet të largohet nga partia dhe jo të kërkojë falje, siç bëri ditën e djeshme.

“E dëgjuat dje që kërkoi falje? Për çfarë kërkon falje Basha? Atëherë, ik. Mos thuaj “më fal” dhe rri në krye të partisë. Kërkon dekoratë që kërkon falje? Në Shqipëri ka arritur kulmi që kërkohen duartrokitje për faktin që kërkohet ndjesë. Duartrokitjet merren kur ikën si burrë. Burri nuk duket kur hipën në pushtet, por kur largohet nga pushteti”, tha Kadilli.

https://a2news.com/2021/12/08/basha-pranon-gabimet-dhe-kerkon-falje/

Ish-kandidati deklaroi se do të jetë i pranishëm në të dyja kuvendet e PD-së: “Unë synova të isha kryetar i demokratëve dhe nuk mund të mungoj më 11 dhjetor, në momentin e tyre më të rëndësishëm. Unë kam detyrimin t’iu them atë të vërtetë që mendoj se duhet të dëgjojnë. Është paksa i paqartë si Kuvend nga ana proceduriale, jo se nuk është legjitim. Më pas, numri i delegatëve ishte në një moment gati 12 000, por u detyruan të hiqnin sekretarët e seksioneve dhe numri shkoi rreth 8000. Unë nuk jam mbështetës i këtij kuvendi, por do të shkoj sepse aty ka delegatë. Edhe në 18 do të shkoj, sepse edhe në atë kuvend ka delegatë”.

“Unë demokratët nuk i ndaj dot në demokratë të Bashës dhe të Berishës”, theksoi Kadilli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos