Kadilli dorëzon propozimet për ndryshimet statutore: Kuvendi i PD jo për spastrime

Nga A2 CNN
28 Qershor 2021, 12:41 | Politikë
Kadilli dorëzon propozimet për ndryshimet statutore: Kuvendi i PD jo

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, ka depozituar propozimet e tij për ndryshimet statutore.

Sipas Kadillit, partia nuk duhet të jetë pronë e kryetarit dhe se Kuvendi i 17 korrikut nuk duhet të ketë frymë spastrimi.

“Janë shumë ndryshime statutore. Synimi i tyre është çmontimi i monopolit që ka kryetari i partisë mbi anëtarësinë. Vendosja e primareve që i jep forcë anëtarit dhe votës së tij dhe jo vulës së kryetarit. Dhe ndryshimet të tjera që e bëjnë fleksibël strukturën tonë, e bëjnë të tillë që çdokush mund të ndërmarrë iniciativën”, u shpreh Kadilli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos