Kur mendojmë për kafshët e rrezikshme ose ato që shkaktojnë më shumë vdekje në botë çdo vit, na shkon mendje te krokodilët, peshkaqenët apo gjarpërinjtë helmues. Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk është vret më shumë njerëz se mushkonja.
Sipas “USA Today”, bazuar në të dhënat e ofruara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), mushkonjat transmetojnë sëmundje që vrasin rreth 725 000 njerëz në vit, sepse ato mbartin sëmundje të tilla si zika, malaria, encefaliti japonez dhe ethet e Nilit Perëndimor.

Megjithatë, numri i vdekjeve nuk është i njëjtë në çdo kontinent. Për shembull, numri i vdekjeve nga malaria është më i lartë në kontinente si Afrika. Megjithatë, mushkonjat nuk janë speciet e vetme që janë ndër më vdekjeprurësit. Një studim i publikuar nga faqja e internetit “Discover Wildlife” përmend gjithashtu nepërkat, akrepat dhe krimbat e zorrëve Ascaris.
Për t'u mbrojtur nga mushkonjat, OBSH rekomandon monitorimin dhe heqjen e ujit të ndenjur nga ulluqet dhe vazot e bimëve në baza javore, si dhe hedhjen e mbeturinave në qese plastike të mbyllura dhe sigurimin që plehrat të mblidhen rregullisht. Gjithashtu, rekomandon ruajtjen e ujit dhe vendosjen e rrjetave kundër mushkonjave në dritare dhe dyer. Nëse është e nevojshme, mund të përdoren insekticide me spërkatje ose avullues. (A2 Televizion)