Kalemaj: Në lista persona të konsumuar, nuk sollën vota. Pse ta përcaktojë lideri të ardhmen e atyre që sollën entuziazëm?

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 23:09 | Politikë
Kalemaj: Në lista persona të konsumuar, nuk sollën vota. Pse ta

Mundësia e zgjedhjes së kandidatëve, edhe pse në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, ka qenë një risi për politikën, por sipas politologut Ilir Kalemaj në fund cedoi, duke mos mundësuar tërheqjen e të ashtuquajturit elektorat gri, që synohej veçanërisht nga Partia Demokratike.   

Kjo ndodh sepse sipas Kalemajt “PD nuk ka të gjithë elementet e partisë elektorale. Partitë elektorale kane një lider të fortë, karizmatik, që arrin të mobilizojnë elektoratin, por gjëja më e rëndësishme është që ka garë, ka përfaqësim. Në Shtetet e Bashkuara po të shihen kryetarët e partive, vështirë se do t’i mbani mend, se e rëndësishme është kandidatura për deputet dhe senator. Nga gara rritet përfaqësimi, dhe si pasoje fryma.

Ndërkohë në Shqipëri, sipas Kalemajt, “jemi në vullnetin e liderëve politikë për të bërë një listë partiake, nga ana e PS dhe nga PD. Në qoftë se gjykohet se një kandidate si Najada Como, është popullore, e vë në listë, pavarësisht votat që mund të marrë. Në listën miks kishte persona tashmë të konsumuar në politikë, që janë prej 30 vjetësh në politikë dhe nuk arrinin të prodhonin një numër minimal votash. Çfarë kontributi kanë këto?

Ndërkohë që kishte kandidatë të tjerë që rrezatonin optimizëm dhe entuziazëm dhe ndoshta kanë një të ardhme në politike, pse duhet ta përcaktojë lideri këtë të ardhme?   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos