Kalemaj pas opinionit të Venecias: Mund të përsëriten zgjedhjet në 6 bashki

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 20:10 | Politikë
Kalemaj pas opinionit të Venecias: Mund të përsëriten

Për analistin Ilir Kalemaj, vendimi i Komisionit të Venecias për zgjedhjet e 30 qershorit 2019 lë të kuptojë që në vendimin e saj Gjykata Kushtetuese mund të përsërisë zgjedhjet në këto 6 bashki.

Në studion e Debati në A2 CNN me Alba Alishanin, ai tha se PS pretendon të fitojë një pjesë të bashkive pa kryetar, pasi ka avantazh se kontrollon pushtetin përkundër PD që ndodhet në një situatë të amullt nga përplasja mes Berishës dhe Bashës.

“PS është gjithnjë një hap para partive të tjera është e fortë elektoralisht në terren ka pjesë të anëtarësisë të digjitalizuar dhe patronazhin politik, është një praktikë e pazbatuar në vendet e tjera. PS pretendon të fitojë një pjesë të bashkive pa kryetar. PS triumfuese në 56 bashki të tjera dhe kjo i jep një avantazh se kontrollon edhe pushtetin ekzekutiv, ka në dorë dhe gurin dhe arrën. Ka në dorë për të maksimizuar efektin elektoral. PD ngjason me një luftë civile, është në gjendje të amullt, ka njoftuar mbledhjen e kuvendit më 11 dhjetor. Kemi përplasje të dy kampeve; Bashës e Berishës”.

Kalemaj thotë se në Shqipëri nuk duhet të jenë tabu zgjedhjet e parakohshme, pasi kjo ka ndodhur edhe në rajon e Ballkan. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos