
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është paraqitur në SPAK për të dëshmuar mbi çështjen e ndërtimeve në ish-territorin e klubit “Partizani”, duke deklaruar se ka paraqitur prova të reja para Prokurorisë së Posaçme.
“Dosja e kthim-kompensimit, privatizimit të kompleksit “Partizani” është një dosje korruptive në vlerësimin tim. Duhet hetuar plotësisht dhe personat e përfshirë në të duhet të dënohen nga drejtësia. Kjo është arsyeja e kësaj vizite në SPAK”, tha Balla. (A2 Televizion)