Kallëzoi KPK pasi e shkarkoi nga detyra, Prokuroria e Posaçme nis verifikimin

Nga A2 CNN
23 Mars 2021, 12:44 | Aktualitet
Kallëzoi KPK pasi e shkarkoi nga detyra, Prokuroria e Posaçme nis

Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur verifikimin e kallëzimit të ish drejtueses së Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati ndaj anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Prokurorja Gjati, e shkarkuar nga vettingu, pretendon se 3 anëtarët e KPK, Genta Bungo, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj kanë shpërdoruar detyrën, pasi gjatë procesit të hetimit administrativ, nuk i kanë pranuar prova të paraqitura prej saj.

Në përfundim të verifikimit  SPAK do të vlerësojë nëse në veprimet e anëtarëvë të KPK ka ose jo elementë të veprës penale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos