
Mëngjesi i sotëm do të jetë i ftohtë me kthjellime e vranësira të lehta në zonat perëndimore, por me vranësira më të shpeshta dhe reshje të pakta e të izoluara dëbore në zonat malore të vendit.
Edhe pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime te shumta dhe vranësira të përkohshme. Temperaturat janë ulur gjatë mëngjesit duke shënuar deri -4 në zonat e thella malore, por mbeten të pandryshuara temperaturat e mesditës kur maksimumi luhatet nga 5 gradë në zonat malore deri 10-11 gradë celsius në zonat e ultësirës.
Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri diku e fortë në veri dhe zonat bregdetare nga drejtimi verior-verilindor gjatë gjithë ditës, ndërsa dallgëzimi në det ulet në 4 ballë. (A2 Televizion)