
Çështja e inceneratorit të Elbasanit ka kaluar për gjykim.
Në seancën paraprake të zhvilluar të martë që shkoi, prokurorët e SPAK kërkuan kalimin në gjykim të çështjes, ku janë të pandehur edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako.
Përmes avokatëve të tyre, Koka dhe Bllako kanë kundërshtuar akuzat e ngritura nga SPAK dhe kanë kërkuar pushimin e tyre.
Kujtojmë se Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit, ku dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit.
Lefter Koka, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim.
Alqi Bllako, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
Pëllumb Abeshi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
Bardhul Çabiri, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
Serafin Papa, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
Etleva Kondi, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
Jonida Zeqo, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
Mirel Mërtiri, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim.
Stela Gugallja, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim.
Klodian Zoto, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”,e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim, parashikuar.
Shoqëria tregtare “Albtek Energy” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”, e kryer në bashkëpunim, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, e kryer në rrethanën cilësuese në bashkëpunim. (A2 Televizion)
Të pandehurit e çështjes