
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale ku shfaqen nxënësit e shkollave teksa në orën e parë të mësimit, mëngjesin e së hënës, të gjithë me dorë në zemër këndojnë himnin kombëtar.
“Dhe me këtë video për traditën e re të së hënës shkollore, “rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri përkrah kësaj video kaq emocionuese. (A2 Televizion)