Kaluan fundjavën në bregdet, fluks makinash në Rrugën e Kombit

Nga A2 CNN
7 Korrik 2019, 21:00 | Aktualitet

Mbarimi i fundjavës ka shtuar ndjeshëm numri e makinave që duan të kalojnë në pikën kufitare të Morinës në Kukës.

Një numër i madh makinash, autobusësh dhe motorësh me targa të Kosovës kanë kaluar në Rrugën e Kombit pas fundjavës së kaluar në bregdet. Lëvizja e mjeteve është e ngadaltë për shkak të fluksit të madh.

Patrullat e përbashkëta policore të Kosovës dhe Shqipërisë po përpiqen të lehtësojnë trafikun dhe të orientojnë automjetet për të shmangur ndonjë bllokim të mundshëm.

Burime nga kufiri i Morinës bëjnë me dije së rreth 30 mijë pushues nga Kosova u regjistruan gjatë fundjavës që kaluan kufirin për të shkuar në bregdetin shqiptar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos