“Kam fakte, askush s’ndjehet i sigurt nga SPAK”, Ngjela: Berisha del nëpër popull se ka frikë nga gjyqësori

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 20:27 | Aktualitet
“Kam fakte, askush s’ndjehet i sigurt nga SPAK”, Ngjela:

I ftuar në “Debat” në A2 CNN, avokati Spartak Ngjela ka komentuar edhe nismë e ish-kryeministrit Berisha për t’u takuar me bazën e partisë. Për Ngjelën, Berisha po e bën këtë lëvizje pasi ka frikë nga pushteti gjyqësor në Shqipëri, jo se u shpall “non grata” nga SHBA.

Avokati bën thirrje që SPAK duhet të punojë pa presione, ndërsa sipas tij, goditjet e mëdha duhet të nisin në kampin e majtë.

“Mos u ngutni dhe mos i krijoni presione SPAK-ut. Këtu po ecet hap pas hapi të shkohet në rangjet e larta. A e shikoni ish-kryeministrin si del nëpër popull dhe bërtet? Mendoni se e ka ngaqë është “non grata”? Jo, por ka frikë nga pushteti gjyqësor në Shqipëri.

Nuk është vetëm ai, por asnjëri nga këta nuk ndihet i sigurt. Unë i njoh nga afër, di edhe fakte, por nuk janë prova. Lëreni SPAK-un të punojë pasi 2 vite ka dhe të shikojmë kë do na marrë në proces penal. Kini parasysh një gjë, duhet të fillojë majtas. Pse duhet të fillojë majtas? Kemi skemën e Napoléon Bonaparte. Kur ai goditi korrupsionin i ra majtas, pasi edhe ai ishte i majtë ishte në pushtet. Shenjat janë që edhe këta kështu po fillojnë”, u shpreh Ngjela. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos