Skadenca e 100-ditëshit, analiza për çdo drejtori policie. Çuçi: Dokument vlerësimi për këdo

Nga A2 CNN
13 Tetor 2021, 16:23 | Aktualitet
Skadenca e 100-ditëshit, analiza për çdo drejtori policie.

Analiza e 12 drejtorive të Policisë do të jetë dhe barometri matës I vlerësimit të punës për çdo drejtues policie. Mbledhja e të gjithë krerëve të Policisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme një ditë më parë u bë për të prezantuar politikën e retë sigurisë së mandatiti të tretë të qeverisë Rama ndërsa skadenca e 100 ditëshit shënon nisjen e turit të Gledis Nanos në çdo drejtori vendore të vendit.

Arsyet u zbardhën nga ministri I brendshëm Bledi Çuçi, i cili tha se do të plotësohet një dokument vlerësimi për këdo. Ministri I brendshëm foli dhe për rritjen e pagave duke thënë se Policia e Shtetit është një ndër sektorët që ka përfituar më së shumti por kjo nuk do të thotë se nuk do të ndodhë sërish.

Në këtë kontekst ai foli dhe për një projekt I cili do të mundësojë shpërblimin e trupës policore. Më herët Çuçi dhe Nano ishin te Drejtoria e Policisë së Tiranës nga ku apeluan të rinjtë që të aplikojnë për t’iu bashkuar radhëve të policisë. Policia e Shtetit ka bërë 2 thirrje publike për 500 punonjës policie të rolit bazë ndërsa është e hapur deri më datën 16 tetor.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos