Trajneri e quan "zezak", shokët e ekipit braktisin ndeshjen

Nga A2 CNN
17 Tetor 2022, 20:29 | Futboll
Trajneri e quan "zezak", shokët e ekipit braktisin ndeshjen

Një 16-vjeçar që luan për Cas Sacconago, një skuadër nga Busto Arsizio në Varese të Italisë është quajtur “zezak i vogël” nga trajneri i skuadrës kundërshtare Gallarate. Në shenjë solidariteti me shokun e tyre me origjinë marokene, të gjithë anëtarët e grupit u larguan nga fusha para bilbilit të fundit.

Fakti i raportuar nga gazeta La Prealpina ka ndodhur në fazat përmbyllëse të ndeshjes së futbollit të studentëve provincialë mes Gallarate dhe Cas. Skuadra vendase po kryesonte 3-1 dhe ishte shumë pranë fundit kur, sipas drejtuesve të Cas, trajneri i Gallarate dyshohet se i është drejtuar një djali nga skuadra tjetër me termin “negretto”. Djali u ofendua, pasoi një moment tensioni dhe si përfundim trajneri i Gallarates u përjashtua.

Trajneri i Cas. Massimo Di Cello shpjegoi se i gjithë ekipi tregoi solidaritet me djalin dhe vendosi të largohej nga fusha

“Ne donim të jepnim një sinjal sepse besojmë që është një gjë shumë e keqe kjo që ndodhi. Shpresojmë që Federata të marrë masa”, tha ai.

Ndërsa presidenti i Gallarate nënvizoi se kush ka gabuar do të paguajë, por kjo do të vendoset nga arbitri.

"Nëse dikush ka bërë një gabim, ai do të paguajë, por kjo do të përcaktohet vetëm nga raporti i arbitrit dhe nga njoftimet për shtyp federale. Kjo është ajo që ka rëndësi për ne. Ne u përmbahemi vendimeve zyrtare".

Për CAS-in, aspektet ligjore nuk janë të rëndësishme: "Ne jemi të interesuar vetëm që trajneri i tyre t'i kërkojë falje lojtarit tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos