Ngjarje vërtet makabre është ajo që ka ndodhur në Britaninë e Madhe, ku një 32-vjeçar ka vrarë katër persona, mes të cilëve tre fëmijë. Mediat britanike kanë publikuar pamjet kur autori Damien Bendall i është dorëzuar policisë, madje ka qenë aq gjakftohtë saqë ka thënë: “Do kthehem sërish në burg. Sapo kam vrarë katër persona”
32-vjeçari Bendall përdhunoi dhe vrau Lacey Bennett, 11 vjeç. Më pas vrau vëllain e saj, John Paul Bennett, 13 vjeç, nënën e tyre dhe të dashurën e tij Terri Harris, 35 vjeç. Po ashtu ai akuzohet se ka vrarë edhe 11-vjeçaren Connie Gent në Killamarsh, Derbyshire, vitin e kaluar.
Në gjyqin që u zhvillua ndaj tij, avokati i të pandehurit pretendoi se klienti i tij kishte dëmtime të rënda në tru dhe probleme të mëdha psikologjike, ndërsa paraqiti para gjykatësit Sweeney një test që vërtetonte përdorimin e drogës nga ana e vrasësist gjakftohtë.
Por, më e keqja është se, Bendall përveçse kishte përdhunuar e vrarë me gjakftohtësi, ai nuk kishte treguar aspak respekt për viktimat e tij, pasi mësohet se, pas vrasjes së 13-vjeçarit John, ai i vodhi këtij të fundit X-Box-in, mori një taksi në Sheffield aty pranë dhe shkoi të gjente treg për ta shitur atë për të blerë drogë.







(A2 Televizion)