Kamioni humb kontrollin dhe merr përpara 17 makina në Angli

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 12:35 | Bota

Të paktën 17 automjete janë shkatërruar nga një kamion që humbi kontrollin jashtë një hoteli në Doncaster të Anglisë, mëngjesin e së mërkurës.

Sipas Daily Mail, shoferi humbi kontrollin e kamionit në një rrethrrotullim, ndërsa më pas mori përpara 17 makina në një parkim. Pas aksidentit, shoferi i kamionit u dërgua me urgjencë në spital.

Policia, më anë të një deklarate, bëri të ditur se për fat të mirë asnjë person tjetër, përveç shoferit të kamionit, nuk u lëndua në këtë aksident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos