Një aksident i rëndë u regjistrua në një autostradë në Britaninë e Madhe, ku një kamion përplasi të gjitha makinat që i dolën përpara duke shkaktuar dhe viktima.
Aksidenti ndodhi në aksin që lidh Bradbury me Carville në Durham, përpara se kamioni të shpërthente në flakë.
Forcat e policisë në Durham flasin për disa viktima, pa e saktësuar numrin e tyre. Policia mbylli autostradën për disa orë dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)