
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes. Policia e Kavajës njofton se në vendin e quajtur "Bishti i Zhurit", një mjet kamion, me drejtues shtetasin I. C., është përplasur me një mjet tip Benz, me drejtues 27-vjeçarin me iniciale F.M.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i Benzit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)