Përleshje mes të rinjve në Pogradec, plagoset me thikë një prej tyre

Nga A2 CNN
3 Gusht 2022, 20:28 | Kronikë
Përleshje mes të rinjve në Pogradec, plagoset me thikë

Një i ri është plagosur me thikë në Pogradec, pas një konflikti që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në lagjen nr.3, ku shtetasi K. C., 24 vjeç dyshohet të jetë dëmtuar me mjet prerës nga shtetasi B. V., 21 vjeç.

I plagosuri është paraqitur në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë, ndërkohë që autori është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos