
Dy sfida ndërmjet rivalëve direkt, prej startit të sezonit. Kukësi dhe Partizani do të duelojnë për Superkupën e Shqipërisë, më 18 gusht. Finalja për trofeun e parë sezonal do të luhet në Elbasan Arena, me impiantin që do të presë edhe sfidën e javës së parë të kampionatit, më datë 24 gusht.
Edhe pse në këtë sezon Kukësi do t’i luajë të gjitha ndeshjet si skuadër pritëse në Kamëz, Federata e Futbollit vendosi të ndryshojë destinacionin e sfidës së titullit, e cila shënon startin e Kategorisë Superiore.
Shkak është bërë ceremonia hapëse e kampionatit, e cila nuk mund të realizohet në Kamëz, për shkak të kushteve që ofron stadiumi atje. Në këtë mënyrë, vetëm për ndeshjen inauguruese të edicionit të ri, Kukësi do të kthehet përsëri të luajë në Elbasan Arena. (A2 Televizion)