
Uruguai triumfoi në supersfidën e grupit C përballë kampionëve në fuqi, Kilit, dhe rrëmbeu njëkohësisht vendin e parë të renditjes.
Bardhekaltrit gjetën fitoren nëpërmjet sulmuesit, Edinson Cavani, i cili realizoi në minutën e 82-tw, golin që i mundëson Uruguait një përballje më të favorshme në 1/8, si ajo ndaj Perusë dhe jo Kolumbisë.
Japonia dhe Ekuadori humbën mundësinë e artë për t’u kualifikuar si një nga skuadrat e treta më të mira të grupeve duke barazuar 1-1, i vetmi rezultat që i linte jashtë të dyja skuadrat.
Me ketë barazim është Paraguai skuadra që kalon në raundin tjetër me vetëm 2 pikë të fituara ndërkohë që mes 8 më të mirave është edhe përfaqësuesja peruane. (A2 Televizion)