
Tirana ka siguruar fitoren e parë në këtë sezon të ri të Superiores. Pas barazimit 1-1 të javës së kaluar në Kukës, kampionët e Shqipërisë kanë triumfuar 0-2 në transfertë ndaj Egnatias.
Ndeshja në Rrogozhinë nisi me një dëmtim të rëndë të Qefalisë, futbollistit të Tiranës, i cili u përplas me një prej kundërshtarë dhe u dërgua në spital me ambulancë.
Pas 10 minutash, ndeshja rinisi, ndërsa rinisi, ndërsa goli i parë u realizua nga Kallaku. Në të dytën realizoi Hasani, i cili ia dedikoi golin të dëmtuarit Qefalia.
Pas dy javëve të para, Tirana gjendet në kuotën e 4 pikëve, në vendin e dytë, ndërsa Egnatia ndodhet në vendin e fundit me asnjë pikë. (A2 Televizion)