Superiore, pa fitues dy ndeshjet e para

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 20:17 | Futboll
Superiore, pa fitues dy ndeshjet e para

Dy ndeshjet e sotme të Superiores karakterizohen nga barazimet. Teuta nuk arrin të mposhtë dot Bylisin, që madje ka rast për të marrë tre pikët.

Ballshiotët kalojnë në avantazh në pjesën e parë me Anthony, ndërkohë që një penallti në favor të tyre ishte anuluar më parë nga sistemi VAR.

Në minutën 76, është Rubin Hebaj që shënon me portën e boshatisur.

Ndërkohë, në Kamëz, Kastrioti dhe Erzeni barazojnë pa gola, në një përballje ku nuk kanë munguar rastet, por ku mbrojtjet kanë dominuar mbi sulmuesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos