Muriqi tashmë i papërmbajtshëm, shënon dhe fiton “derbin e shqiptarëve”

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 22:39 | Futboll

Transformimi i Vedat Muriqit në La liga është rrënjësor, dhe ndoshta definitiv.

Lojtari që ishte objekt memesh në forumet e tifozëve të Serie A, tashmë është protagonist në kampionatin spanjoll.

Dimensioni i Majorkës i është përshtatur më së miri shtatlartit kosovar, i cili po shpërblen besimin me performanca të shkëlqyera, sakrificë dhe veçanërisht atë që më shumë i mungonte në eksperiencën e hidhur me Lazion, topat në rrjetë.

Goli i Vedat Muriqit

Sot Muriqi shënoi golin e dytë në tre ndeshje, duke kaluar në avantazh Mallorca kundër Rayo Vallecano, me përballjen që përfundoi me rezultatin 0-2.

Një derbi shqiptar, mund të thuhet, nga momenti që në ekipin kundërshtar luan si titullar kuqeziu Ivan Balliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos