
Më shumë se për rezultatin final pas 90 minutave, tifozët e Juventusit ishin kuriozë të shihnin kthimin e ish-yllit Paulo Dybala në “Juventus Stadium”, pas kalimit të tij te Roma.
Argjentinasi nuk shkëlqeu, por ishte gjithsesi protagonist i golit me të cilin britaniku Abraham barazoi ndeshjen duke vulosur rezultatin përfundimtar.
Juventusi filloi mirë ndeshjen me një gol kryevepër të serbit Vlahovic nga një goditje këndi, du kepatur raste të tjera për të mbyllur përballjen qysh në pjesën e parë. Një gol i Locatelli u anulua nga VAR, ndërkohë që ekipi i Mourinho u duk konfuz.
Por në pjesën e dytë kryeqytetasit ndryshuan rrënjësisht, dhe goli i barazimit u duk një shpërblim i merituar. (A2 Televizion)