Kampionët e Liverpool rikthehen te fitorja, mposhtet City

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 21:53 | Futboll
Kampionët e Liverpool rikthehen te fitorja, mposhtet City

Liverpooli është rikthyer te fitorja në Premier League, pasi u mund 4-0 një javë më parë nga Manchester City. Skuadra e drejtuar nga Klopp mposhti 2-0 Aston Villa-n me dy gola të shënuar në pjesën e dytë nga Mane dhe Jones, i cili u bë lojtari më i ri që shënon me bluzën e “The Reds” në Premier League.

Ndërkohë, City i vendit të dytë në kampionat është mundur në transfertë 1-0 nga Southampton. Edhe pse e dominuan takimin dhe krijuan raste të shumta për gol, të besuarit e Guardiola-s dolën të mundur nga kjo ndeshje, ku vendosi goli i shënuan nga Adams, pas vetëm 16 minutash loje.

Pavarësisht këtyre dy ndeshjeve, renditja në Premier League mbetet e pandryshuar, duke qenë se Liverpool tashmë është shpallur kampion, ndërsa Manchester City është 8 pikë para Leicesterit të vendit të tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos