
NBA është gati të nisë sezonin 2020-2021. Vetëm pak muaj pas kurorëzimit të fituesve të edicionit të kaluar, Los Angeles Lakers, basketbolli amerikan përgatitet të nisë kampionatin e ri. Ndeshja e parë do të zhvillohet këtë të mërkurë.
Brooklyn Nets përballë Golden State Warriors do të jetë sfida hapëse e këtij sezoni. Pas tyre, do të jetë radha e kampionëve të Lakers, të cilët e nisin menjëherë me derbi, ndërsa do të përballen me Clippers.
Lakers vijnë me disa ndryshime këtë sezon, mes të cilave spikat afrimi i spanjollit Marc Gasol, ndërkohë që do të kenë në përbërje edhe për dy vite pas rinovimit yllin e skuadrës, LeBron James. (A2 Televizion)