Formula 1, nis aventura e Carlos Sainz te Ferrari

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2020, 18:44 | Sporte të tjera

Nis epoka Ferrari për pilotin Carlos Sainz në Formula 1. Spanjolli vizitoi për herë të parë në fabrikën e “kokë-kuqes” në Maranelo makinën me të cilën do të garojë prej sezonit të ardhshëm.

I veshur i kuq, Sainz bëri provat e para me njëvendëshen e Ferrarit, ndërsa u shpreh se është një ditë që nuk mund ta harrojë kurrë.

26-vjeçari la skuderinë e McLaren për t’iu bashkuar italianëve, të cilët e përzgjodhën si zëvendësuesin ideal të Sebastian Vettel.

Sainz do të garojë përkrah Charles Leclerc dhe sipas drejtuesve të Ferrarait, nuk do të ketë një lider mes tyre, por të dy do jenë të lirë të luftojnë për pozicionin më të lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos