Manchester City mbylli një sezon spektakolar futbollistik, teksa arriti të triumfojë në Premie League e mbi të gjitha në Champions League. Kampionët e Anglisë, veç talentit të jashtëzakonshëm që kanë në ekip, treguan se janë edhe një grup i bashkuar nën drejtimin e trajnerit spanjoll Guardiola.
Si për ta vërtetuar më tej këtë, janë edhe fotot e fundit që janë publikuar nga pushimet e kapitenit Kevin De Bruyne. Belgu ka udhëtuar në Ibiza së bashku me familjen e tij, bashkëshorten dhe tri fëmijët.
Në këto pushime atij i janë bashkuar edhe futbollistët e tjerë të “Bluve të Londrës”, Manuel Akanji dhe Nathan Aké, të cilët kanë lundruar me një superjaht, që kushton rreth 55 mijë paund në javë, të paktën sipas Daily Mail. (A2 Televizion)




















