Partizani niset me grupin e plotë ndaj Bate Borisov

Nga A2 CNN
17 Korrik 2023, 14:52 | Futboll
Partizani niset me grupin e plotë ndaj Bate Borisov

Skuadra e Partizanit mbërriti, këtë të hënë, në Hungari për ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov në Champions League. Pas barazimit 1-1 në Tiranë, skuadra e Zoran Zekiç do të kërkojë vetëm fitore ndaj klubit bjellorus për të vijuar aventurën e saj në eventin më prestigjioz për klube.

“Të kuqtë” mbyllën përgatitjet në kryeqytet dhe i vetmi që shfaqi shqetësime ishte Eros Grezda. Sulmuesi ka pësuar një goditje në kavilje, megjithatë sipas stafit mjekësor nuk duket asgjë serioze dhe lojtari udhëtoi me skuadrën drejt Hungarisë. Dueli Bate Borisov-Partizani do të luhet të martën në orën 20:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos