
Riyad Mahrez ka arritur marrëveshjen për t’u bërë pjesë e Al Ahli, në Arabinë Saudite. Siç raportohet, algjeriani do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare nga e cila do të përfitojë 43 milionë paund në vit, plus bonuse.
Nga ana tjetër, kampionët e Manchester City kanë marrë një ofertë prej 30 milionë paundësh për sulmuesin që, sipas mediave angleze, vlerësohet e mjaftueshme për t’i bindur “Qytetarët” dhe për ta lënë të lirë të nisë një aventurë tjetër larg Europës.
Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe brenda kësaj jave, gjithçka pritet të zyrtarizohet. (A2 Televizion)