
Gjithmonë e përulur dhe modeste. Edhe pse u kthye në Tiranë si kampione e Europës në atletikë, Luiza Gega nuk e shpaloste hapur medaljen e artë të fituar. Madje, u shpreh e befasuar nga ceremonia e pritjes, me praninë e dy ministreve.
Medalja e artë europiane ishte qershia mbi tortë, për një sezon fantastik nga rekordmenia shqiptare. Teksa Luiza emocionohet kur kujton vështirësitë, trajneri i saj Taulant Stërmasi pohon se nuk ka kohë për pushim.
Rezultati historik për sportin shqiptar, është objektivi madhor i realizuar dhe një pikë referimi për brezat e rinj. (A2 Televizion)