Kanadaja numëron mbi 10 mijë të prekur me koronavirus

Nga A2 CNN
2 Prill 2020, 22:42 | Bota
Kanadaja numëron mbi 10 mijë të prekur me koronavirus

Kanadaja raporton se tashmë ka 10,000 persona të infektuar me koronavirus dhe numri i vdekjeve si pasojë e tij është rritur në 127.

Problem vijon të mbetet përhapja me shpejtësi e virusit në shtëpitë për të moshuarit, të cilët janë bërë pikat e nxehta në disa rajone.

Kebeku ka qenë veçanërisht i goditur me mbi 5,500 raste, zyrtarët njoftuan një rritje me mbi 900 raste nga një ditë më parë.

Zyrtarët e shëndetësisë dhe politikanët kanadezë kanë qenë nën presion, ndërsa qeveritë lokale kanë vendosur masa gjithnjë e më të rrepta të izolimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos