
Kanadaja ka sanksionuar Guvernatoren e Bankës Qendrore ruse, Elvira Nabiullina dhe 13 bashkëpunëtorë të tjerë të ngushtë të regjimit rus në një raund të ri sanksionesh lidhur me luftën në Ukrainë.
Lajmi është raportuar nga agjencia Bloomberg, që citon një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të qeverisë kanadeze.
Është hera e parë që Nabiullina shfaqet në listën e sanksioneve të një vendi që nga pushtimi rus në Ukrainë, edhe pse vetë banka qendrore është sanksionuar.
Vajzat e Putinit, Katerina Tikhonova dhe Maria Vorontsova janë gjithashtu në listën e zgjeruar të sanksioneve kanadeze, siç është edhe manjati i energjisë Igor Makarov. (A2 Televizion)