Prej më shumë se katër orë, Kryeministri Rama priti në zyrën e tij pasditen e së premtes, në takime të veçanta, të gjithë drejtuesit politikë në qarqe për përcaktimin e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e 30 qershorit. Në secilin prej këtyre takimeve kanë qenë bashkë me kryesocialistin Rama, edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi si dhe sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla. (A2 Televizion)
Kandidatët e PS në zgjedhje, Rama takohet me secilin nga drejtuesit e qarqeve
