“Kandidatët në Shkodër”, Kryemadhi: LSI, forca kryesore që do të sjellë ndryshim

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 15:09 | Politikë
“Kandidatët në Shkodër”, Kryemadhi: LSI, forca

Monika Kryemadhi, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputete të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në qytetin e Shkodrës garantoi një fitore të sigurt.

Kryemadhi e cilësoi LSI si një nga forcat më kryesorë që do të sjellë ndryshim pas 25 prillit.

“Unë jam e bindur që LSI në Shkodër do të ketë fitore spektakloare, sepse këtë e ndiej tek dhimbja që kanë kundërshtarët tanë politikë, tek xhelozia që ata kanë, e ndiej që nuk lënë gur pa lëvizur për të bërë gjëra dhe skena nga më të ndryshmet për të sulmuar LSI-në në Shkodër, por e kanë të pamundur, sepse jo vetëm që LSI është një uragan të rinjsh dhe të rejash që do të përmbysin jo vetëm rilindjen, por edhe do ti japë fund këtij tranzicioni politik, ekonomik dhe shoqëror. 

Jam e bindur që më 25 prill LSI do të jetë një nga forcat, mos them forcë e parë, do të jetë forca kryesore që do të krijojë një histori të re në jetën politike shqiptare dhe do ti japë fund jo vetëm tranzicionit, por do të krijojë zhvillimin, hapësirën dhe do të jetë vërtet ura lidhëse e Shqipërisë me BE-në për të krijuar atë hapësirë për të cilën aspirojmë dhe ëndërrojmë të gjithë shqiptarët”, u shpreh Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos