“Krejt Tjetër”, kandidati i Vetëvendosjes në Tiranë: Ka etje për diçka të re në Shqipëri

Nga A2 CNN
26 Mars 2021, 10:16 | Politikë
“Krejt Tjetër”, kandidati i Vetëvendosjes në

Një nga alternativat e reja që vjen për herë të parë tek elektorati shqiptar janë kandidatët e pavarur, të cilët në fakt vijnë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në një slogan, i cili është interesant dhe i ngjashëm me Kosovën, “Krejt Tjetër”.

Bojken Abazi, i cili është kandidati i Vetëvendosjes në Tiranë, ishte i ftuar në "Ditari" në A2, nga ku foli për atë se çfarë do të bëjë VV dhe ai vetë “krejt tjetër” në Shqipëri.

“Ne besojmë se ajo që ne duam të realizojmë në Shqipëri nuk pasqyrohet në programet e partive ekzistuese. Ne flasim për një program të ri ekonomik, për një tjetër qasje në raport me krizën ekonomike, flasim për çështje që lidhen me të drejtat e grave, arsimin. Për më tepër, ajo që e karakterizon Lëvizjen Vetëvendosje është përpjekja e vazhdueshme për të vendosur drejtësi, për të sjellë një moral të ri në politikën e Shqipërisë. Kandidatët tanë e ka treguar se janë të pastër, të pakorruptuar dhe të pashantazhueshëm. Qytetari shqiptar dëshiron diçka krejt tjetër”.

Më tej, Abazi u shpreh se njerëzit e kanë pritur mirë VV në Shqipëri, pasi kërkojnë diçka krejt të re.

“Njerëzit po na presin mirë. Është duke ardhur dhe fryma e fitores së madhe që ndodhi edhe në Kosovë. Ka etje për diçka të re në Shqipëri. Shikojmë shumë të ri, por edhe të moshuar, me ide të reja. Ata kërkojnë nga VV mundësinë që të jetojnë me identitet në vendin e tyre”.

Sa i përket programit, Abazi u shpreh: “Programi ynë do të ketë 13 pika. Këto 13 pika nisin nga kriza e thelluar e shëndetësisë, vazhdojnë me zgjidhjen që ne japim me krizën ekonomike, si dhe do të vazhdojnë me arsimin, mjedisin, të drejtat e grave, e të tjera, që prekin edhe “kullizimin”, me kulla monstruoze që po ia zënë frymën qytetarëve shqiptarë. Po ashtu, i japim zgjidhje edhe nevojave të strehimit për të rinjtë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos