Kandidati për kreun e SPAK, Edvin Kondili: Objektivi im, pavarësia dhe përgjegjshmëria, sikurse paraardhësi im

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 14:03 | Politikë
Kandidati për kreun e SPAK, Edvin Kondili: Objektivi im, pavarësia dhe

Kandidati për kreun e ri të SPAK, Edvin Kondili, teksa u pyet për vizionin e tij nëse zgjidhet në krye të këtij institucioni, u shpreh se do të vijojë të ndjekë rrugën e paraardhësit të tij, Arben Kraja, në drejtim të pavarësisë dhe përgjegjshmërisë institucionale.

Sipas Kondilit, një nga objektivat e tij më të mëdha lidhet me shpejtësinë dhe objektivitetin.

“Në lidhje me vizionin tim, objektivat lidhen me ndjekjen penale dhe përfaqësimin në gjykim. Objektivi mjaft i rëndësishëm është mirëfunksionimi tërësor i BKH. Byroja është funksionale, por ajo ka një komponent të rëndësishëm, rekrutimi i shërbimeve të policisë gjyqësore. Për çështje specifike dhe sensitive byroja duhet të ketë këtë strukturë dhe të mos angazhojë Policinë e shtetit. Objektiv tjetër është pavarësia dhe përgjegjshmëria. Drejtuesi aktual ka ngritur një praktikë të mirë në këtë drejtim, që duhet të vijojë. Për shumë nga shkresat dhe praktikat është e panevojshme nënshkrimi i tyre nga titullari. Le të marrim një rast ku prokurorët e SPAK, që duhet të hetojnë veten e tyre, apo drejtuesin e prokurorisë, si do të procedohet për shkresën përcjellëse. Besoj se nuk ka pengese ligjore. Kjo zgjidhet fare mirë me një rregullore. Një nga objektivat e mia lidhet me shpejtësinë dhe objektivitetin. Dy janë mekanizmat, marrëdhënia e prokurorit me OPGj-në.” (A2 Televizion)

Edvin Kondili
https://a2news.com/2022/12/16/kondili-kerkon-voten-per-kreun-e-spak-kam-hetuar-ceshtje-nga-trafiku-i-armeve-narkotikeve-te-korrupsioni/
https://a2news.com/2022/12/16/kandidati-per-kreun-e-spak-altin-dumani-nuk-e-shoh-si-nje-vend-pune-por-si-nje-mision/
https://a2news.com/2022/12/16/kandidati-per-kreun-e-ri-te-spak-adnan-xholi-kam-aftesite-e-duhura-profesionale-hetimore-dhe-menaxhuese/

A2 CNN Livestream

Latest Videos