“Kanë bombarduar maternitetin, ka fëmijë nën rrënoja”, Ukraina akuzon Rusinë

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 16:55 | Bota

Këshilli bashkiak i Mariupolit ka denoncuar se Rusia ka bombarduar një spital fëmijësh dhe një maternitet në qytetin e Mariupolit.

Me anë të një postimi në Facebook, zyrtarët thanë se “trupat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve, duke e shkatërruar pothuajse plotësisht”.

Zyrtarët ukrainas bëjnë me dije se ky sulm ka shkaktuar 17 të plagosur.

Ndërsa Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, postoi një video të pasojave të bombardimit në spital, duke i kërkuar botës që të mos injorojë më tej atë që po ndodh në vendin e tij.

“Mariupol. Sulm direkt ndaj maternitetit. Ka njerëz dhe fëmijë nën rrënoja. E tmerrshme! Edhe për sa kohë bota do të jetë bashkëpunëtore, duke injoruar terrorin që po ndodh? Mbyllni qiejt menjëherë! Ndaloni vrasjet! Keni fuqi, por duket se keni humbur njerzillëkun”, shkruan Zelensky. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos