Kanosi gruan dhe djalin me çifte, arrestohet 46-vjeçari

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 11:59 | Kronikë
Kanosi gruan dhe djalin me çifte, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata se do t’i vriste me çifte, është arrestuar nga policia.

Shtetasi me inicialet H.Sh. është arrestuar në fshatin Trepç të Dibrës.

Sipas policisë, 46-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 17-vjeçar, duke u shkatuar atyre dëmtime fizike, për motive xhelozie. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos