Kaos në fluturim nga turbulencat, 11 persona të lënduar

Nga A2 CNN
30 Gusht 2023, 12:50 | Bota
Kaos në fluturim nga turbulencat, 11 persona të lënduar

Disa turbulenca aspak të zakonta kanë shkaktuar panik në një fluturim të Delta Airlines, të nisur nga Milano.

Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, mjeti fluturues u detyrua që të bënte ulje në Aeroportin Ndërkombëtar Hartsfield-Jackson.

Sipas raportimeve, 11 persona mbetën të lënduar, pasagjerë dhe anëtarë të stafit. Të gjithë ata u transportuan në spital pas uljes, ndërsa informacione rreth gjendjes së tyre shëndetësore nuk ka.

Fluturimi 175 kishte në bord 151 pasagjerë dhe 14 anëtarë të ekuipazhit. Sipas një raporti të linjës ajrore, avioni mbërriti në Atlanta ndërkohë që vendi ishte përfshirë nga moti i keq.

Turbulencat e forta shkaktuan panik në bord kur fluturimi ishte afërsisht 40 milje në verilindje të aeroportit Hartsfield-Jackson të Atlantës. Avioni arriti të ulej në mënyrë të sigurt, por të paktën njëmbëdhjetë persona në bord morën lëndime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos