Kaos në Kanë, modelja tërhiqet zvarrë pasi mbulohet me "gjak"

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 12:08 | Lifestyle

Festivali i filmit në Kanë u përfshi nga kaosi, pasi një modele përdori paradën mes yjeve në tapetin e kuq për një protestë politike, teksa e veshur me një fustan me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, e mbuloi veten me gjak të rremë.

Protestuesja, e cila ishte e veshur me një fustan blu dhe të verdhë, buzëqeshi qetësisht gjatë paradës, përpara se të nxirrte dy qese me lëng të kuq nga dekolteja dhe të mbulohej me të.

Teksa gjaku i rremë i rridhte ngadalë mbi fustan, një roje sigurie nxitoi ta largonte nxitimthi modelen jashtë.

Pasi video e episodit u bë viral në rrjetet sociale, shumë shkruan se modelja synonte të jepte një mesazh për paqe, duke mbrojtur në formën e saj Ukrainën pas pushtimit rus. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos