Kishte pësuar infarkt, ndërron jetë presidenti i Elbasanit, Arben Laze

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 08:07 | Futboll
Kishte pësuar infarkt, ndërron jetë presidenti i Elbasanit, Arben

Një lajm i trishtuar për futbollin shqiptar vjen nga Elbasani, ku presidenti i ekipit të atij qyteti, Arben Laze, ka ndërruar jetë.

Presidenti i verdhebluve kishte pësuar një infarkt, disa ditë më parë, dhe nuk i mbijetoi një ndërhyrje kirurgjikale për ta shpëtuar.

Me Lazen, Elbasani arriti majën e futbollit shqiptar, duke u shpallur kampion në sezonin 2005-2006, pas 22 vite pritjeje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos