Kaos për penalizimet, në SPA më i shpejti është Verstappen por në “pole” shkon... Sainz

Nga A2 CNN
27 Gusht 2022, 22:18 | Sporte të tjera
Kaos për penalizimet, në SPA më i shpejti është

Max Verstappen ishte më i shpejti në kualifikimet  e Çmimit të Madh të Belgjikës, por për shkak të penalizimeve të ndryshme për ndryshimet në motor , renditja u përmbys pothuajse totalisht.

Në këtë mënyrë, eshte ferraristi Sainz që do të niset nesër në pole position, me Sergio Perez në vendin e dytë. Ndërkohë kampioni i botës holandez dhe rivali i tij Leclerc do të renditen në vendin  e 15-të dhe 16-të.

Edhe pse jashtë penalizimeve, Hamilton dhe Russell nuk arritën të shkëlqenin dhe do të nisen në vend të katërt dhe të pestë, pas “ujkut të vjetër” Alonso, me Alpine dhe pak para surprizës Albion, që me një mjet jo kompetitiv si Williams arriti vendin e gjashtë.  

Një kuriozitet vjen nga ish-piloti i Mercedesit, finlandezi Valtteri Bottas. Piloti tashmë me Alfa Romeo, nuk kaloi fazën kualifikuese (Q1) për herë të parë në shtatë vjet. Falë penalizimeve të shumta, të piloteve të tjerë, ai gjithsesi do të radhitet i 14-ti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos