Kaosi në Kuvend, Grupi Parlamentar i PS-së kërkon ndëshkimin e 6 deputetëve demokratë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2023, 13:12 | Politikë
Kaosi në Kuvend, Grupi Parlamentar i PS-së kërkon ndëshkimin

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kryeparlamentares Lindita Nikolla një kërkesë për ndëshkimin e 6 deputetëve demokratë pas kaosit të krijuar në Kuvend, javës që shkoi.

Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares, disa deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste shprehen se kërkesa vjen pas pengimit në mënyrë të përsëritur të mbarëvajtjes së seancës plenare nga këta deputetë të cilët bllokuan edhe foltoren.

Për deputetët Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Gerta Bardeli është kërkuar përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenarë për 10 ditë. Për Spahon është kërkuar dyfishim i masës disiplinore.  

“Deputeti Edmond Spaho, me veprimet e tij të përsëritura cënoi rregullin e seancës plenare duke përdorur mjete zhurmuese përgjatë gjithë kohës duke mos lejuar që deputetët të dëgjoheshin gjatë diskutimeve të tyre. Në bashkëpunim me deputetët e tjerë të ndodhur aty, pengoi deputeten Antoneta Dhima, e cila do të mbante fjalën e saj sipas rendit të diskutantëve në foltore, duke e larguar atë dhe duke e bllokuar foltoren në mënyrë që deputetja të mos e ushtronte të drejtën e fjalës”, thuhet ndër të tjera në argumentimin e kërkesës nga ana e shumicës socialiste.

Kërkesa është firmosur nga shtatë deputetë të Partisë Socialiste. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/14/protestat-ne-kuvend-ps-kerkon-perjashtimin-per-tre-deputeteve-demokrate/
https://a2news.com/video/mbyllet-protesta-e-opozites-para-kuvendit-deputetet-e-pd-se-bllokojne-foltoren/

A2 CNN Livestream

Latest Videos