
Largimi i Edi Ramës nga pushteti është prioriteti kryesor i opozitës. Gjatë Konventës Kombëtare të Grupimit “Dhjetor 90”, kryetari i PD e cilësoi qeverisjen e mazhorancës së majtë më të rrezikshëm se në situatën në të cilën ndodhej Shqipëria në vitet 90.
Kryedemokrati kërkoi nga FBI dhe Kongresi amerikan që të hetojnë të gjithë aktivitetin e Charles McGonigal në Shqipëri.
Berisha kërkon nga demokratët, domosdoshmërinë për të kapërcyer sulmet për ta dëmtuar opozitën, ndërsa Ilir Meta nga Komiteti Drejtues i Partisë së Lirisë i dha një mesazh ish aleatit socialist.
“Çfarë ke mbjell do të korresh, përpjekja e atij ka përfundur. Është një lidership opozitar tjetër, për këtë grusht shteti. Mund të ketë lekë sa të dojë, por Metën dhe Berishën nuk i blen dot. Asgjë nuk e shpëton nga ndëshkimi, një lider ordiner”, tha Ilir Meta.
Kryetari i Partisë së Lirisë kishte edhe një apel për socialistët që të distancohen nga kryetari i tyre, Edi Rama. (A2 Televizion)