Kapacitetet e terapisë intensive drejt ezaurimit, Gjermania tejkalon 2 milionë raste me koronavirus

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 08:26 | Bota
Kapacitetet e terapisë intensive drejt ezaurimit, Gjermania tejkalon 2

Gjermania ka raportuar më shumë se 2 milionë raste koronavirus, duke u bërë vendi i 10-të në botë që arrin këtë shifër, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Vendi regjistroi 22 368 infeksione të reja ditën e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 2 000 958, njoftoi Instituti Robert Koch.

Gjermania gjithashtu raportoi 1113 viktima nga Covid-19, duke rritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 44 994.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Gjermani është "shumë shqetësues", tha të enjten kreu i Institutit Lothar Wieler.

“Infeksionet e reja të koronavirusit duhet të zvogëlohen masivisht, njësitë e terapisë intensive nuk kanë qenë kurrë aq të rraskapitura si ditët e fundit", u shpreh ai.

10 nga 16 landet e Gjermanisë tani kanë arritur kapacitetin 85% në njësitë e tyre të kujdesit intensiv, paralajmëroi Wieler, teksa shtoi se bllokimi aktual në vend nuk është aq efektiv sa në pranverë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos