Tërmeti “shkund” Indonezinë, dhjetëra viktima e të lënduar

Nga A2 CNN
15 Janar 2021, 08:25 | Bota

Një tërmet i fuqishëm goditi ishullin e Sulawesi në shtetin e Indonezisë duke shkaktuar dhjetëra viktima, të plagosur dhe dëme shumë të mëdha materiale.

Autoritetet zyrtare njoftojnë se lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 6.3 Rihter dhe si pasojë e saj kanë humbur jetën të paktën 34 persona, ndërkohë që dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Nga raportimet flitet për shumë ndërtesa të shembura, mes tyre një spital dhe një hotel. Ekipet e shpëtimit kanë nisur një operacion të gjerë dhe raportojnë se shumë persona janë nën rrënoja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos