Kapen 300 kg kokainë në portin e Durrësit

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 17:51 | Aktualitet

Gazetarja Elitjona Doko raporton mbi zbulimin nga ana e Policisë Kufitare të rreth 300 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, të fshehur në një kamion të drejtuar nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut. Autoritetet kaluan për kontroll të imtësishëm mjetin me targa të Maqedonisë së Veriut, i cili po kalonte transit në vendin tonë dhe pas kontrollit u gjet dhe u sekuestrua edhe lënda narkotike. Në pranga përfundoi shoferi 40-vjeçar i mjetit, Nazif Ajroski, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për të gjetur edhe personat e tjerë të mundshëm të përfshirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos