“Kapësit e erës”, metoda e lashtë e ftohjes pa energji elektrike apo karburante

Nga A2 CNN
29 Maj 2023, 11:17 | Lifestyle

Studimet kanë treguar se temperatura e globit është në rritje. Por si do të vijojnë njerëzit të menaxhojnë të nxehtin përpos instalimit të kondicionerëve?

Njerëzit në Egjiptin e Lashtë apo Perandorinë Persiane e kanë “mundur” të nxehtin për mijëvjeçarë me radhë pa pasur elektricitetet apo lehtësira të tjera teknologjike.

Zgjidhja e tyre kanë qenë “kapësit e erës”. Duke qenë se ata i ftohin ndërtesat pa përdorur elektricitet apo karburant, janë edhe zgjidhja më ekologjike që studiuesve mund t’u vijë në mend kur mendojnë për mënyra ekonomike për t’i shpëtuar të nxehtit.

“Kapësit e erës” ose “bâdgir” në persisht, janë struktura të zakonshme që zgjateshin mbi çatitë e kullave drejtkëndore.

Si funksionojnë: Kapësit e erës janë të struktura të larta si oxhakë. Ato mbledhin erën e ftohtë dhe e drejtojnë nëpër ndërtesën në të cilën janë vendosur. Ato projektohen ndryshe, bazuar nga erërat dhe temperaturat mbizotëruese në një rajonin ku janë të vendosura.  

Dizajni përballet me hapjen e kullës drejt erës mbizotëruese për të krijuar ventilim natyral.

Por klimat lokale janë të ndërlikuara dhe shpeshherë kapësit e erës kishin shumë veçori: filtra, sisteme ftohjeje pasive (duke kaluar ajrin e nxehtë mbi ujë të ftohtë) ose hapje të shumta për të llogaritur drejtimet e ndryshme të erës.

Parham Kheirkhah Sangdeh është studiues në Universitetin Ilam në Iran që studion aplikimin shkencor dhe kulturën e kapësve të erës në arkitekturën bashkëkohore. Ai thotë se insektet  dhe pluhuri i nxitën njerëzit që t’i braktisnin këto metoda ftohjeje dhe të kthenin sytë nga teknologjia e perëndimit.

“Duhet të ketë disa ndryshime në perspektivat kulturore për të përdorur këto teknologji. Njerëzit duhet të mbajnë një sy në të shkuarën dhe të kuptojnë pse ruajtja e energjisë është e rëndësishme", tha Kheirkhah Sangdeh për BBC. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos